Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi takoi krerët e LRF-ve dhe të shoqatave 
    Ballina-1

    Presidenti Ademi takoi krerët e LRF-ve dhe të shoqatave 

    31/01/2025 16:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti I FFK-së, Agim Ademi, ka takuar sot në takime të veçanta kryetarët e shtatë Lidhjeve Rajonale të Futbollit, si dhe drejtuesit e shoqatave të trajnerëve, të gjyqtarëve, të futbollit të femrave dhe të futsallit.


    Në këto takime, presidenti Ademi përgëzoi drejtuesit e LRF-ve për finalizimin e procesit zgjedhor në mënyrë të rregullt dhe demokratik, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar. Ai u bëri thirrje atyre për angazhim maksimal në procesin e reformave të mëtutjeshme, në digjitalizimin e administratës dhe në përmirësimin e infrastrukturës sportive në çdo cep të vendit.


    Gjatë këtyre takimeve u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me organizimin dhe funksionimin sa më të mirë të futbollit në të gjitha nivelet. Presidenti Ademi ritheksoi mbështetjen e FFK-së për të gjitha shoqatat dhe Lidhjet Rajonale, teksa vuri në pah rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e cilësisë së garave dhe progresit të mëtejmë të futbollit në vendin tonë.

    TË LIDHURA

    Rikthehet Liga e Kampionëve, super përballje na presin sonte

    09/12/2025 12:47

    Rashica me Beshiktashin ndalen në barazim

    08/12/2025 21:23

    Salah lihet jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen ndaj Interit

    08/12/2025 19:31

    Miran Ademi ishte caku i radhës i kryetarit të UKSHFZ Feti Demoli që takoi në vazhdën e zbulimit të talenteve të ri në futboll

    08/12/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.