Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dakordohen për Memorandum Bashkëpunimi
    Ballina-1

    Presidenti Ademi u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dakordohen për Memorandum Bashkëpunimi

    03/03/2023 17:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti Agim Ademi është pritur sot nga ministri Armend Mehaj, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

    Në këtë takim, ata, diskutuan rreth ndeshjes së futbollit ndërmjet Ushtrisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtrisë së Shqipërisë (FARSH), e cila do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, më 7 mars në orën 13:00 për nder të Epopesë së UÇK-së.

    Me këtë rast presidenti Ademi theksoi se FFK do të jetë mbështetëse e këtij eventi me të gjitha kapacitetet e saj sportive. Në anën tjetër ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e tij për kreun e FFK-së për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të organizuar evente sportive për FSK-në.

    Në fund të bisedës, krerët e të dy institucioneve arritën marrëveshje për nënshkrimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit në fushën e sportit, që do të mundësojë organizimin e turneve të përbashkëta në të ardhmen dhe shfrytëzimin e aseteve të të dy institucioneve.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.