Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Agim Ademi ndan licencat A për trajnerë
    Ballina-1

    Presidenti Agim Ademi ndan licencat A për trajnerë

    30/06/2025 15:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar ceremoninë e ndarjes së licencave A për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e paraparë për këtë nivel.

    Ndarjen e certifikatave e bëri presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa i pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Markus Weidner, si dhe drejtoresha për edukim, Sanije Krasniqi.Trajnerët e licencuar kanë ndjekur kursin profesional duke përfshirë ligjërata në teori dhe praktikë. Gjatë këtij procesi, ata kanë pasur mundësinë të mësojnë nga ekspertë ndërkombëtarë të dëshmuar në fushën e futbollit, e të cilët kanë ligjëruar dhe ndarë përvojat e tyre me pjesëmarrësit. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, presidenti Agim Ademi i përgëzoi trajnerët për përfundimin me sukses të kursit dhe marrjen e licencës A. Ai shprehu entuziazmin që Kosova po krijon gjithnjë e më shumë trajnerë të kualifikuar dhe theksoi rëndësinë që ata të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtar.

    Ndërkohë, Debatik Curri, njëri nga trajnerët e licencuar së fundmi, falënderoi FFK-në për mundësinë që iu dha për të arritur këtë nivel kualifikimi. “Besoj se nuk duhet të ndalemi këtu. Duhet të japim kontribut dhe këtë kurs ta gëzojnë edhe të tjerët. Kemi mësuar nga ekspertë të ndryshëm që kanë ligjëruar, kemi marrë përvojat e tyre dhe kemi mësuar profesionalisht. Ne do të bëhemi gati që në të ardhmen ta marrim edhe licencën Pro”, u shpreh ai .Po ashtu, Hava Dakaj, tashmë trajnere e licencuar, tha se ndjehet e lumtur për këtë kualifikim, duke theksuar rëndësinë që ka kjo licencë për të ardhmen e saj profesionale. “Falënderoj Agim Ademin që e mundësoi këtë kurs. Unë pres shumë prej kësaj licence sepse e dua këtë punë dhe dua të kem një të ardhme sa më të mirë.

    Kur i ke dokumentat siç i kemi tani me këtë licencë, gjithçka mundesh me arritë”, deklaroi ajo. Kjo ceremoni shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të trajnerëve kosovarë dhe ngritjes së standardeve të trajnimit në futbollin vendor.

    additional image 12
    additional image 1
    additional image 2
    additional image 3
    additional image 4
    additional image 5
    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.