Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i Clujit: Ballkanit i mungon përvojë e transferimeve
    Ballina-1

    Presidenti i Clujit: Ballkanit i mungon përvojë e transferimeve

    12/04/2023 16:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i klubit të futbollit Cluj, Cristian Balaj ka thënë se Ballkani i mungon përvoja e transferimeve. Ai të mërkurën për “fanatik.ro” ka theksuar se klubi nga Suhareka ka gabuar kur ka futur tarifën e solidaritetit në faturën e transferimit të Ermal Krasniqit.

    Cluji ende nuk ka bërë pagesën e transferimit të Krasniqit. Sulmuesi i krahut iu bashkua Clujit në janar për 200 mijë euro. Ballkani ruajti 15 % të kartonit të Krasniqit. Po ashtu Ballkani do të arkëtoj edhe 109 mijë euro të tjera nëse Cluji kualifikohet në grupet e një gare evropiane.

    “Nuk kanë përvojë të transferimeve. Afati ka qenë në pjesën e dytë të marsit. Jemi në fillim të muajit prill dhe u kërkua të ribëhej fatura sepse nuk duhej të futej taksa e solidaritetit. Ata ndoshta nuk kanë përvojën e shitjeve ndërkombëtare dhe në momentin që do të shfaqet fatura, atëherë do të zgjidhet ky problem. Bëhet fjalë për 200 mijë euro nga të cilat duhet të ulet tarifa e solidaritetit”, ka thënë Balaj. 24-vjeçari është bërë një prej lojtarëve kyç në klubin kampion të Rumanisë. Ai ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me një asistim në nëntë ndeshje të sezonit aktual në Superligën e Rumanisë. Ka pasur raportime të shumta në javët e fundit se Krasniqi mund të shitet në verë për rreth 5 milionë euro. Shumë skuadra të njohura evropiane janë përmendur si destinacion i tij i ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.