Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i Clujit flet për Emërllahun
    Ballina-1

    Presidenti i Clujit flet për Emërllahun

    28/07/2025 18:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i klubit rumun Cluj, Cristi Balaj, e ka komentuar disfatën nga Argesi. 

    Cluji të dielën në kuadër të xhiros së tretë u mposht në shtëpi nga Argesi me rezultatin 2:0. Te Cluji nga pjesa e dytë u paraqit Meriton Korenica. Lindon Emërllahu mungoi për shkak të lëndimit. 

    Pos Emërllahut te Cluji janë të lënduar edhe Simao Rocha, Karlo Muhar dhe Mohammed Kamara. Drilon Islami nuk po grumbullohet ende. 

    Balaj thotë se është e pamundur t’i zëvendësosh lojtarët që mungojnë për shkak të lëndimeve. 

    “Fatkeqësisht, Simao nuk do të kthehet, Muhar ka një këputje ligamenti, Emërllahu ka një dëmtim muskulor dhe Kamara ka një thyerje të kyçit të këmbës. Është e pamundur të zëvendësohen ata, nuk kemi mundësi më të mira”, deklaroi Balaj, shkruan të hënën “Digisport”. 

    Reprezentuesi i Kosovës, Emërllahu, u lëndua më 17 korrik në fitoren 3:0 të Clujit ndaj Paksit hungarez në ndeshjen që ishte e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. 

    Ai po vuan nga një lëndim muskulor në kofshën e këmbës së djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushës prej tri deri në katër javë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.