Presidenti i Dukagjinit, ish-luftëtari i njohur i UÇK-së, njëri nga emrat më të respektuar të luftës, Fabian Veseli ka ardhur me një reagim të ashpër në adresë të gazetarit Baton Haxhiu.
Haxhiu i kishte akuzuar drejtuesit e klubeve se po shitën me pak para për t;ua mbyllur gojën FFK-ja dhe kjo ka bërë që Veseli të reagoi ashpër. Ai e ka pyetur Haxhiun se nëse lë t;i pyet shokët e tij se a ndikohet nga frika e represioni Veseli.
Reagimi i plotë i Fabian Veselit:
Në kohën e fundit futbolli kosovar përkatësisht Federata e Futbollit, klubet dhe vetë delegatët po përjetojnë një periudhë të paprecedent për shkak të kritikave dhe atakimeve nga individ të veshur me petkun e gazetarëve, analistëve apo medias së pavarur.
Kështu futbolli kosovar është bërë poligon qitje pa asnjë ndjenjë. Natyrisht që po të ishin me vend edhe do të duhej të merreshin për bazë si reflektim (siç i marrë unë shpesh ne klubin tim) por ato jo vetëm që nuk janë të tilla, por po bëhen me goditje nën brez.
Kësaj valleje ju paska bashkangjitur edhe Batoni, kinse duke shprehur shqetësime për mënyrën se si udhëhiqet futbolli dhe FFK-ja, se si menaxhohet, e duke akuzuar se ka mungesë transparence.
Baton, për cilën transparencë po flet, a të tregoi unë sa je transparent ti?
Batoni, ndër të tjera ka theksuar se këto probleme kanë ndikuar negativisht në imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Cilin imazh Baton?
Për me mbajt leksione për imazhin duhet me pas vetë imazh. Sikur të ishe kujdesur më shumë për imazhin tënd personal më mirë do të ishe sot.
Baton, e paske përmend edhe Vokrrin.
Hiç nuk kam qejf me fol për të shkuarën por këtu edhe nuk çuditëm fort sepse nga të vdekurit e keni zakon me përfitu në çdo sferë të jetës, pavarësisht që këta qe po i atakoni (FFK-klubet-delegatët) janë të njëjtit dhe kanë qenë atëherë, krahu i djathtë i tij.
E paske përmend edhe politiken pak, ama nuk po tregon kush edhe atëherë ka pas përkrahje nga presidenca, nga kryeministri apo filan ministrat.
E din ti ma mirë se unë edhe këtë.
Paske thënë që pronarët e klubeve të superligës të detyruar nga frika e represionit kanë pranuar një realitet të zymtë. Baton, pyeti dostat tu e t’mi, pyeti se a i njeh këto elemente një president i Kf.Dukagjinit. Kanë me të demantu.
Baton, paske thënë që kinse këto janë arsyet që ti si autor e ndjen obligim moral te flasësh.
Baton, me ndje obligim moral ti është dashur me fol tjetër gjë, jashtë sportit, e din ti.
Me respekt, Fabian Veseli.