Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i Federatës zvicerane: Ndeshjet me Kosovën do të jenë duele në mes miqsh, do të jetë një lloj feste
    Ballina-2

    Presidenti i Federatës zvicerane: Ndeshjet me Kosovën do të jenë duele në mes miqsh, do të jetë një lloj feste

    14/03/2023 16:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës zvicerane të futbollit, Dominique Blanc ka folur për përballjet që i presin “Helvetikët” në kualifikimet e Euro 2024, përfshirë këtu edhe ato me Kosovën.

    Dy Kombëtaret do të përballen në mes vete dy herë gjatë këtij viti në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e ardhshëm, ndërsa për të dyja vendet këto konsiderohen si duele speciale, duke e pasur parasysh se disa lojtarë të “Dardanëve” janë lindur e rritur në Zvicër dhe në anën tjetër, disa lojtarë nga Kosova luajnë për Zvicrën.

    E për këto ballafaqime ka folur edhe numri 1 i futbollit zviceran.

    Për mua, ndeshjet kundër Kosovës janë dy duele mes miqsh. E kemi një komunitet të gjerë dhe të madh kosovar në vendin tonë. Është mjaft mirë i integruar dhe i kemi disa lojtarë në Kombëtare që janë me prejardhje kosovare. Kemi raporte të mira me Kosovën në të gjitha nivelet. Për këtë arsye, dy ndeshjet do të jenë edhe një lloj feste, përkundër rëndësisë së tyre sportive”, u shpreh kreu i futbollit zviceran për mediumin e atjeshëm, “Blick”.

    Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të zbarkojnë në Kosovë sivjet për një ndeshje të veçantë dhe të paharrueshme për ta. 

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.