Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i Feronikelit reagon pas ankesës së Trepçës ’89: E kemi fituar ndeshjen në fushë, aty ku luhet futboll dhe aty ku fitohen ndeshjet
    Ballina-1

    Presidenti i Feronikelit reagon pas ankesës së Trepçës ’89: E kemi fituar ndeshjen në fushë, aty ku luhet futboll dhe aty ku fitohen ndeshjet

    04/02/2023 20:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Feronikelit Erlind Krasniqi ka reaguar pasi Trepça ’89 ka bërë një ankesë sot në FFK pas humbjes në kuadër të 1/8 së Finales së Kupës së Kosovës, shkruan GazetaSport.info.

    Feronikeli shënoi fitore me rezultat 1:0, por Trepça ’89 dyshon se skuadra ka aktivizuar disa futbollistë që nuk janë të regjistruar në FFK.

    Pas kësja ka ardhur reagimi i Krasniqit duke thënë se skuadra e tij ka fituar në fushë aty ku luhet futbolli por ja që këtë fitore nuk poee shijojnë sa duhet për shkak të reagimeve të kota.

    Ai ka thënë se FC Feronikeli 74 ka kryer të gjitha procedurat për transferimet e janarit dhe jemi të qetë dhe të hapur për ankesat e kujtdo, sepse nuk pretendojmë të bëjmë diqka të jashtëligjshme apo jashtë rregulloreve sportive.

    Postimi i plotë i Krasniqit:

    Jemi rikthyer me futboll pas pauzës dimërore, duke fituar ndeshjen e dytë, në Kuadër të Kupës së Kosovës.

    Fitoren e sotme nuk munda ta shijoj nga reagimet e njerëzve në lidhje me disa lajme që po qarkullojnë nëpër portale.

    Sa për sqarim, FC Feronikeli 74 ka fituar ndeshjen në fushë, aty ku luhet futboll dhe aty ku fitohen ndeshjet dhe për këtë e dijnë edhe futbollistët e mi se sa krenar jam me ta.

    FC Feronikeli 74 ka kryer të gjitha procedurat për transferimet e janarit dhe jemi të qetë dhe të hapur për ankesat e kujtdo, sepse nuk pretendojmë të bëjmë diqka të jashtëligjshme apo jashtë rregulloreve sportive.

    Ne si klub mbështesim cilindo vendim të FFK dhe organeve të saja, por të gjykohesh nga portale dhe njerëz jo kompetent, nuk e durojmë asnjëherë.

    Ne do të vazhdojmë të fitojmë, të shënojmë e të gëzojmë në fushë, aty ku luftojnë luftëtarët, për sa i përket jashtë fushës as nuk kam dyshimet më të vogla që kemi bërë diqka jashtë rregulloreve.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.