Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i FFF-së i kërkon falje Zidane, thotë se komentet që bëri nuk pasqyrojnë mendimet e tij për të
    Ballina-1

    Presidenti i FFF-së i kërkon falje Zidane, thotë se komentet që bëri nuk pasqyrojnë mendimet e tij për të

    09/01/2023 16:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noël Le Graët, i ka kërkuar falje Zinedine Zidane pas komenteve të tij në një intervistë për “RMC”.

    Deklarata e tij erdhi pak ditë pasi u rinovua zyrtarisht kontrata me përzgjedhësin, Didier Deschamps, deri në vitin 2026

    Le Graët u pyet për të ardhmen e Zidane, i cili prej kohësh ishte lidhur me marrjen e rolit të trajnerit te “Gjelat” pas Kupës së Botës “Katar 2022”.

    I pari i FFF-së ishte përgjigjur duke thënë se atij nuk i intereson për planet e së ardhmes të Zidane, duke shtuar se nëse ish-trajneri i Real Madridit do ta kishte telefonuar, ai nuk do t’i përgjigjej.

    Deklarata e tij nuk u prit aspak mirë nga tifozët dhe të tjerët, teksa reaguan Kylian Mbappe, klubi i Real Madridit dhe Ministrja e Sportit në Francë, Amelie Oudea-Castera.

    Pas reagimeve të shumta, Le Graët përmes një interviste për “AFP” ka kërkuar falje.

    Ai tha se komentet e tij kanë krijuar një keqkuptim dhe se i kërkon falje  Zidane. 

    “Dua të kërkoj falje për ato komente që absolutisht nuk pasqyrojnë mendimet e mia, as konsideratën time për lojtarin që ishte dhe trajnerin që është bërë”, ka deklaruar presidenti i FFF-së. 

    TË LIDHURA

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59

    Pas fitores në derbi, Xhaka kërkon më shumë respekt për Sunderlandin

    14/12/2025 21:56

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.