Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri Çeku u pritën nga presidenti i UEFA-s, Çeferin 
    Ballina-1

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri Çeku u pritën nga presidenti i UEFA-s, Çeferin 

    18/01/2023 18:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë, kanë takuar sot në selinë e UEFA-s në Nion, të parin e këtij institucioni, Aleksandër Çeferin.

    Temë diskutimi e këtij takimi ishte çështja e infrastrukturës së futbollit në të gjithë Kosovën. Me këtë rast, ministri Çeku e shpalosi planin 5-vjeçar të ministrisë që drejton për ndërtimin e stadiumeve të reja dhe renovimin e stadiumeve ekzistuese në vendin tonë. Sipas këtij projekti Kosova në të ardhmen do t’i ketë katër stadiume të kategorisë së katërt të UEFA-s, shtatë stadiume të kategorisë së dytë dhe 12 stadiume lokale.

    Presidenti i UEFA-s e vlerësoi projektin e paraqitur si shumë të mirë dhe theksoi se do të gjejnë rrugë për pjesëmarrje dhe mbështetje financiare të këtij projekti në kuadër të programit “HatTrick”, por edhe nga fonde tjera të UEFA-s.

    Presidenti Ademi dhe ministri Çeku e falënderuan kreun e UEFA-s për pritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë e tij për ta përkrahur idenë e këtij projekti në të gjitha format, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai po i jep futbollit të Kosovës.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.