Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në betejë të ashpër me homologun zviceran për të bindur Leon Avdullahun të zgjedhë Kosovën
    Ballina-1

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në betejë të ashpër me homologun zviceran për të bindur Leon Avdullahun të zgjedhë Kosovën

    19/08/2025 10:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gazeta e njohur gjermane BILD raporton se Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Knäbel, janë në një betejë të ashpër për të bindur futbollistin Leon Avdullahu.

    Ademi ka qenë shumë aktiv dhe ka ushtruar presion të vazhdueshëm me kohë, duke ndjekur me kujdes situatën dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me talentin kosovar. Ai është takuar personalisht me Leonin, duke treguar përkushtimin e tij për të bindur lojtarin të përfaqësojë Kosovën.

    Ndërkohë, edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Knäbel, së fundmi ka zhvilluar takim me Avdullahun, ku ka qenë i pranishëm edhe selektori i kombëtares A të Zvicrës, Murat Yakin.

    Tani vendimi i 21-vjeçarit mbetet vendimtar për të ardhmen e tij në futboll. 

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.