Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i FFK-së Agim Ademi, priti në takim përshëndetës shefin e misionit të KFOR-it italian
    Ballina-2

    Presidenti i FFK-së Agim Ademi, priti në takim përshëndetës shefin e misionit të KFOR-it italian

    06/07/2024 19:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së Agim Ademi, ka pritur sot në një takim përshëndetës shefin e misionit të KFOR-it italian, Domenico Cucci.

    Në këtë takim të veçantë, kreu i FFK-së e falënderoi Cucci për ndihmën dhe përkushtimin e KFOR-it italian në projektet e infrastrukturës të realizuara me pjesëtarët dhe makinerinë e tyre.

    Presidenti Ademi theksoi se bashkëpunimi dypalësh ka qenë tejet i rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë, teksa shprehu mirënjohjen e tij dhe të federatës për mbështetjen e vazhdueshme të Cucci, duke i dëshiruar suksese në misionet e tij të radhës.

    Nga ana e tij, Domenico Cucci e falënderoi presidentin Ademi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FFK-së dhe KFOR-it italian, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i frytshëm dhe i dobishëm për komunitetin e futbollit dhe të rinjtë e Kosovës.

    Gjatë këtij takimi, z.Cucci nënvizoi se do ta kujtojë gjithmonë presidentin Ademi si një mik të përjetshëm dhe se vlerëson lartë angazhimin e tij në zhvillimin e futbollit kosovar. Në shenjë mirënjohjeje, ai i dhuroi presidentit Ademi një dhuratë simbolike me dedikimin “Për një mik të madh”.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.