Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i FFK-së Agim Ademi takon presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino
    Ballina-1

    Presidenti i FFK-së Agim Ademi takon presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

    30/09/2023 18:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë qëndrimit në Kaunas në manifestimin e 100-vjetorit të anëtarësimit të Lituanisë në FIFA, ka takuar kreun e këtij institicioni, Gianni Infantino.

    Në këtë takim, Ademi dhe Infantino diskutuan për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe marrëdhëniet e mira mes FIFA-s dhe vendit tonë. Si gjithmonë edhe në këtë takim, i pari i futbollit botëror shprehu admirimin e tij për Kosovën dhe për presidentin Ademi, si theksoi interesimin e tij për zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

     Infantino po ashtu u interesua për ngjarjet e fundit që ndodhën në veri të vendit, ku një grup terrorist serb sulmoi Policinë e Kosovës. Ai kujtoi se sot një vit ka qenë në Kosovë dhe u shpreh edhe një herë falënderues për mikpritjen e ngrohtë.

    Që të dy në fund ritheksuan përkushtimin e tyre në promovimin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes në lojën e futbollit. Ky takim edhe një herë konfirmon marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet kreut të FFK-së me Infantinon dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe FIFA-s. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.