Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i FFK-së takoi nënkryetarin e FFSHGJ-së, diskutojnë për Kupën e Kosovës në Diasporë
    Ballina-1

    Presidenti i FFK-së takoi nënkryetarin e FFSHGJ-së, diskutojnë për Kupën e Kosovës në Diasporë

    05/05/2023 19:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti Agim Ademi, priti nënkryetarin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Enver Muzliukaj.

    Në këtë takim, u diskutua për organizimin e Kupës së Kosovës në Diasporë, në të cilën marrin pjesë 36 ekipe, si dhe për zhvillimin e një ndeshje ndërmjet veteranëve të Diasporës dhe Kosovës. Presidenti Ademi tregoi respektin më të madh për Diasporën dhe premtoi përkrahje në të gjitha aspektet për këtë komunitet.

    Ademi bëri të ditur se FFK do të ofrojë përkrahjen e saj në organizimin e Kupës së Kosovës në Diasporë dhe se do të bëjë çdo përpjekje për të inkurajuar dhe mbështetur sportistët kosovarë të Diasporës. Ai shtoi se është gjithmonë kënaqësi të jesh afër bashkatdhetarëve tanë dhe se aktivitetet sportive dhe kulturore bëjnë që komuniteti i bashkatdhetarëve të jenë më afër vendlindjes.

    Nga ana tjetër, nënkryetari i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Enver Muzliukaj, e përgëzoi presidentin Ademi për punën që po bën në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe e inkurajoi të vazhdojë me përkushtim përmbushjen e vizionit të tij.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.