Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i klubit turk jep dorëheqjen pas grushtit ndaj arbitrit Meler
    Ballina-1

    Presidenti i klubit turk jep dorëheqjen pas grushtit ndaj arbitrit Meler

    12/12/2023 20:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Faruk Koca, presidenti i Ankaragucu, ka dhënë dorëheqjen e tij pas një incidenti ku goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler, menjëherë pas vërshëllimës së kryesorit.

    Gjithçka ndodhi pas barazimit 1-1 të Ankaragucu me Rizespor në Super Ligën Turke (barazim i ardhur vetëm në fund me 11-metërsh), duke shkaktuar pezullimin pa afat të futbollit turk.

    Gjyqtari i ndeshjes, Halil Umut Meler u sulmua pas përplasjes së Superligës turke mes Ankaragucu-Rizespor nga presidenti i ekipit vendas dhe më pas nga anëtarë të tjerë të klubit.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Meler u godit me grusht në fytyrë, më pas u godit me shkelm ndërsa ishte i shtrirë në fushë.

    Emre Belözoğlu maçın bitmesiyle Halil Umut Meler'e defalarca parmak sallayarak işaret edip herkesi provoke etmiş. Doğrusu zerre şaşırmadım, bu olaylarda nereden çıkacak diye bekliyordum. pic.twitter.com/jHp4AQgLgg

    — Nevzat Aydın (@zagortenay76) December 12, 2023

    Ai u rrëzua nga grushti, me një person tjetër që e goditi me shkelma në kokë ndërsa ai shikonte për të mbrojtur fytyrën e tij.

    Meler përfundimisht u ngrit në këmbë ndërsa ruhej nga siguria. Ai kishte një sy të zi pas goditjeve.

    Është pohuar se dhuna e pashpjegueshme ka ardhur nga presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca, i cili është president i klubit që nga viti 2021.

    Një video në mediat sociale duket gjithashtu se tregon se Meler po transportohej në një spital lokal.

    Një hetim gjyqësor është nisur “kundër atyre që janë përgjegjës” për skenat e neveritshme, sipas ministrit të drejtësisë të Turqisë, Yilmaz Tunc.

    Ai tha se Departamenti i Policisë së Ankarasë kishte për detyrë të identifikonte të dyshuarit.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, shtoi: “Ne po ndjekim këtë incident të trishtuar”.

    Takimi i të hënës në ligë mes Ankaragucu dhe Rizespor përfundoi 1-1.

    Olimpiu Morutan hapi rezultatin teksa i dha epërsinë Ankaragucu në minutën e 14-të. Rizespor barazoi me një gol të vonë kur Adolfo Gaich shënoi.

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.