Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i La Ligas, Tebas: Messi dhe Ronaldo janë fyer më së shumti nga tifozët
    Ballina-1

    Presidenti i La Ligas, Tebas: Messi dhe Ronaldo janë fyer më së shumti nga tifozët

    25/05/2023 20:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka mbajtur një konferencë të veçantë për mediat, ku tema ishte racizmi i tifozëve, pasi në kohët e fundit Vinicius Junior ka qenë viktimë e tyre.

    Vinicius Junior mori një karton të kuq, i cili u hodh poshtë, pasi gjyqtarët e VAR-it nuk e panë momentin vendimtar në të cilin lojtari i Valencias e kapi nga qafa para se braziliani i Real Madridit ta sulmonte.

    Katër tifozë u arrestuan, ndërsa Real Madridi denoncoi rastin në polici, e cila nisi hetimet.

    Javier Tebas u përpoq të shpjegojë për shtypin se çfarë po ndodh në ligën spanjolle, duke thënë se lojtarët e mëdhenj janë gjithmonë viktima të fyerjeve.

    “Personalisht, mendoj se Vinicius do ta fitojë Topin e Artë një ditë. Kur u pyeta se cili lojtar do të zëvendësojë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në ligën spanjolle, thashë se Vinicius është ai”.

    “Lufta kundër racizmit dhe diskriminimit filloi shumë vite më parë. Ka pasur disa çështje të mëdha që kanë përfunduar në gjykatë”.

    “Lojtarët më të mirë janë gjithmonë në shënjestër të ofendimeve. Vinicius është lojtari më i mirë në ligë dhe frustrimet janë shfryrë mbi të. Armiqësia është e pranishme. Nuk është mirë të supozohet se ai po provokon të tjerët. Nuk është ashtu”.

    “Ronaldo dhe Messi u ofenduan vazhdimisht, por nuk provokuan. Atyre u thanë se ishin homoseksualë dhe budallenj”, ka thënë Tebas në konferencën për shtyp.

    TË LIDHURA

    Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë

    01/07/2025 21:06

    Amir Rrahmani: 70 milionë njerëz e kanë ndjekur live festën e Napolit, me flamurin e Kosovës

    01/07/2025 19:22

    Shaqiri është gati për ta udhëhequr Baselin drejt sukseseve të reja

    01/07/2025 18:02

    Zhegrova kthehet te Lille

    01/07/2025 17:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.