Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i Rapidit për Rrahmanin: E kemi sulmuesin më të mirë në Rumani
    Ballina-2

    Presidenti i Rapidit për Rrahmanin: E kemi sulmuesin më të mirë në Rumani

    20/07/2024 19:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zyrtarët e skuadrës së Rapidit të Bukureshtit e kanë caktuar çmimin për shitjen e Albion Rrahmanit, sulmuesit të Kosovës.

    Rrahmani ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës rumune qëkur iu bashkua Rapidit në gushtin e vitit të kaluar për 600 mijë euro nga Ballkani i Suharekës.

    Presidenti i skuadrës rumune, Viorel Moldovan, ka thënë se sulmuesi më i mirë në Rumani luan te Rapidi, dhe ai është Albion Rrahmani, ka shkruar “fanatik.ro” të shtunën.

    Sipas këtij mediumi, çmimi i Rrahmanit është pesë milionë euro.

    Rrahmani ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje në edicionin e kaluar.

    “Mendoj se i kemi sulmuesit më të mirë në Rumani. Rrahmani dhe Burmaz. E kam thënë këtë edhe më herët, të dy janë lojtarë me kualitet të lartë. Rumania nuk ka pasur sulmues të tillë për kohë të gjatë. Rrahmani është shfrytëzues shumë i mirë i hapësirave”, ka deklaruar ndër të tjera presidenti i Rapidit.

    Ai ka shtuar se futbolli është biznes dhe se nga futbollistët dëshirojnë të përfitojnë sa më shumë. Por, ka shtuar se do të donte që Rrahmani të vazhdonte të qëndronte në skuadër.

    “Rrahmani është lojtar i Rapidit. Ne duam që ai të vazhdojë me ne e të na ndihmojë t’i arrijmë synimet që i kemi. Ai është i fokusuar te Rapidi. Kam biseduar me të. Nëse dikush dëshiron që t’i plotësojë kërkesat e klubit nuk mund të jetë nën pesë milionë euro. Minimumi do të ishte pesë milionë euro për të”, ka theksuar ai.

    Pjesë e Rapidit të Bukureshtit ishte edhe Ermal Krasniqi.

    Presidenti Moldovan ka folur edhe për të.

    Edhe Krasniqi ishte transferuar në Rumani në janar të vitit 2023. Ai fillimisht i ishte bashkuar Clujit për 200 mijë euro. Një vit më pas, Krasniqi nga Cluji kaloi tek Rapidi i Bukureshtit për 1 milionë euro. Më 1 korrik të këtij viti, 25-vjeçari u transferua nga Rapidi te Sparta e Pragës në Republikën e Çekisë.

    “Me Krasniqin ka qenë lëvizje shumë e mirë. Ai shkoi te Cluji fillimisht e më pas përfundoi me shitje prej dy milionë eurosh”, deklaroi presidenti Moldovan. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.