Futboll ndërkombëtar

Presidenti i ri i Juventusit, Gianluca Ferrero do të tentojë të rregullojë bilancet e klubit

Presidenti i ri i Juventusit, Gianluca Ferrero do të tentojë të rregullojë bilancet e klubit

Gianluca Ferrero është emërua zyrtarisht si presidenti i ri i gjigantit italian të futbollit Juventus, pasi Andrea Agnelli dha dorëheqjen në fund të nëntorit të vitit të kaluar. I gjithë Bordi i Drejtorëve të Juventusit, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved, dhanë dorëheqjen në atë kohë për shkak të akuzave për kontabilitet

Besnik Batusha

Gianluca Ferrero është emërua zyrtarisht si presidenti i ri i gjigantit italian të futbollit Juventus, pasi Andrea Agnelli dha dorëheqjen në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

I gjithë Bordi i Drejtorëve të Juventusit, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved, dhanë dorëheqjen në atë kohë për shkak të akuzave për kontabilitet mashtrues.

Në asamblenë e përgjithshme të sotme, aksionarët zgjodhën Bordin e ri të Drejtorëve në detyrë deri në vitin 2025, i cili më pas emëroi Ferreron si president dhe Maurizio Scanavino si CEO.

Konkretisht, klubi ka shënuar humbje prej më shumë se 200 milionë euro, dhe është në shënjestër të drejtësisë italiane për shkak të parregullsive të mundshme financiare dhe kontabilitetit të rremë.

Juventus aktualisht është në vendin e tretë në Serie A me 37 pikë, pra 10 më pak se Napoli kryesues.

Gianluca FerreroJuventus

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions