Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i UEFA-s konfirmon se ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen në SHBA
    Ballina-1

    Presidenti i UEFA-s konfirmon se ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen në SHBA

    25/04/2023 17:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e ka përsëritur edhe një herë se ai është i hapur për të lejuar që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.

    Në një intervistë ekskluzive me “Men in Blazers”, kreu i shtëpisë së futbollit evropian i tha Roger Bennett se ai nuk do të përjashtonte mbajtjen e një pjese të ndeshjeve jashtë Evropës.

    “Është e mundur (Liga e Kampionëve në SHBA)”, deklaroi Ceferin. “Ne filluam të diskutonim për këtë, por më pas ishte Kampionati Botëror, 2024 është Euro, këtë vit është Stambolli, ’24 në Londër, ’25 në Mynih. Dhe pas kësaj le të shohim. Është e mundur, është e mundur”.

    Në vitin 2016, Ceferin për herë të parë nxori idenë që ndeshjet e garës më të madhe në kontinentin e vjetër të lueshin në Shtetet e Bashkuara.

    Ceferin, megjithatë, u tha gazetarëve në shtator se nuk ishte zhvilluar asnjë diskutim për të luajtur ndeshjet e Ligës së Kampionëve jashtë Evropës.

    “Unë do të isha i vetëdijshëm nëse do të kishte ndonjë diskutim për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve jashtë Evropës dhe nuk di asgjë në lidhje me këtë”, kishte thënë ai për Europa Press.

    Këtë javë, Ceferin i tha Bennettit se e kuptonte vlerën financiare të tregut të sportit në SHBA.

    Ceferin është mburrur në të kaluarën se UEFA fiton më shumë se FIFA, dhe raportet fiskale e dëshmojnë përsëri në vitin 2023, me një të ardhur vjetore të raportuar prej 6.9 miliardë dollarësh të UEFA-s, rreth trefishi i madhësisë së FIFA-s.

    TË LIDHURA

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.