Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i UEFA-së, Ceferin thirri në takim urgjent kreun e FFM-së, Sejdinin pas ndërhyrjeve politike dhe sulmit fizik
    Ballina-2

    Presidenti i UEFA-së, Ceferin thirri në takim urgjent kreun e FFM-së, Sejdinin pas ndërhyrjeve politike dhe sulmit fizik

    17/10/2024 22:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, me ftesë të personit të parë të UEFA-s, Aleksandar Ceferin ka qenë sot në Shtëpinë Evropiane të Futbollit në Nyon të Zvicrës. Sulmi fizik ndaj presidentit si dhe pas marrjes së informacioneve nga UEFA për ndërhyrje politike në punë të Federatës, e cila kërcënon integritetin e saj, u bënë shkak që menjëherë pas ndeshjes me Armeninë kreu i FFM-së të thirrej në një mbledhje urgjente nga presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin.

    Sejdini e njoftoi drejtpërdrejt dhe në detaje presidentin e UEFA-s për situatën aktuale dhe UEFA shprehu mbështetjen e fuqishme për mbrojtjen e FFM-së dhe integritetit të saj.

    Më herët (dje), UEFA dhe FIFA bashkërisht i kanë dërguar një letër me shkrim FFM-së duke kërkuar takim sa më të shpejtë me zyrtarët e qeverisë. FFM-ja ia ka përcjellë menjëherë këtë letër qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pritje të një termini për takimin e kërkuar.

    UEFA dhe FIFA janë të palëkundur në synimin e tyre për të ruajtur integritetin e futbollit dhe të federatës.

    “Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin shprehu urimet e tij të sinqerta për vendin e parë në grup të Ligës C të Kombeve, duke na dëshiruar suksese dhe arritje edhe më të mëdha në vijim”, ka thënë Sejdini.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.