Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina arrin marrëveshje me sulmuesin që shkëlqeu në vjeshtë
    Ballina-1

    Prishtina arrin marrëveshje me sulmuesin që shkëlqeu në vjeshtë

    11/01/2023 13:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prishtina ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Rahovecit, Jalen Miller Blesa dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.

    Prishtina ka filluar të punojë për përforcime në afatin kalimtar të janarit, pasi tashmë veçse e ka kryer goditjen e parë.

    Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Jalen Miller Blesa, i cili në gjysmë sezonin e parë ka shkëlqyer me Rahovecin në Ligën e Parë.

    Sipas burimeve të Telegrafit, Prishtina ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe Blesa do t’i bashkohet ekipit në stërvitje, nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.

    Lojtari do të vjen si transferim i lirë pasi ka pasur një marrëveshje me klubin rahovecian të lejohet largimi i tij në rast të ndonjë oferte nga ekipet e Superligës.

    Zyrtarizimi i lojtarit nga Prishtina pritet të bëhet shumë shpejt, pasi janë mbyllur të gjitha detajet.

    Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pa problem në secilin pozicion të sulmit.

    Ai në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin këtë sezon, ka shënuar plot 10 gola nga 19 sa i ka shënuar i gjithë ekipi.

    Blesa ka shtuar gjithashtu edhe dy asistime.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.