Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina bën një tjetër “goditje”, transferon lojtarin e Lokomotivës së Zagrebit
    Ballina-2

    Prishtina bën një tjetër “goditje”, transferon lojtarin e Lokomotivës së Zagrebit

    04/07/2024 14:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra nga Superliga e Kosovës, Prishtina FC ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

    Klubi kryeqytetas ka prezantuar në radhët e veta sulmuesin e talentuar, Dashmir Elezi.

    Anëtari i të gjitha kategorive të reja të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka nisur futbollin dhe është kalitur në Shkëndijë të Tetovës, ndërsa është sprovuar edhe në Torpedo të Kutaisit në Gjeorgji dhe së fundi në Lokomotivë të Zagrebit.

    “Kisha oferta edhe nga klube tjera, por kur rashë në kontakt me klubin më të madh në Kosovë, as që e kam menduar dy herë dhe mezi po pres të dalim në fushë. Kam luajtur me shumë futbollistë nga Kosova dhe Prishtina, e njoh futbollin vendor dhe me ndihmën e Zotit e së bashku me Plisat besoj që do të kemi shumë gëzime e suksese”, ishin fjalët e para të Elezit si lojtar i Prishtinës. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40

    FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Spanjës për fyerjet ndaj myslimanëve

    07/04/2026 19:39

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.