Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina e konfirmon, ndeshja me Feronikelin dhe ajo më Malishevën luhet në Hajvali
    Ballina-1

    Prishtina e konfirmon, ndeshja me Feronikelin dhe ajo më Malishevën luhet në Hajvali

    10/08/2023 13:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra më e trofeshme në vend Prishtina ka konfirmuar se dy ndeshjet e para si vendas, atë me Feronikelin (java e parë) dhe ajo më Malishevën (java e tretë), do të luhet në fushën në Kampin Nacional në Hajvali, shkruan GazetaSport.info

    Ky ndryshim ka ardhur pasi fusha e stadiuumit “Fadil Vokrri” është duke u bërë gati për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që i luan në muajin shtator.

    “Dy ndeshjet e para të kampionatit, java e parë me Feronikelin dhe java e tretë me Malishevën, skuadra jonë do t’i zhvillojë në Hajvali, në kampin nacional.

    FC Prishtina ka pranuar këtë akt për të mirëkuptuar ndeshjet kualifikuese të Kosovës për muajin shtator.

    Ndeshja e javës së parë me Feronikelin zhvillohet këtë të shtunë më 12 gusht nga ora 17”, ka shkruar FC Prishtina. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.