Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina e Re me reagim të fortë, thotë se dy futbollistët e saj u fyen në baza racore nga Betim Haxhimusa
    Ballina-1

    Prishtina e Re me reagim të fortë, thotë se dy futbollistët e saj u fyen në baza racore nga Betim Haxhimusa

    15/02/2026 19:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi i futbollit Prishtina e Re ka lëshuar një komunikatë në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë ndeshjes kundër Ferizajt në Hajvali.

    Te Prishtina e Re thonë se Cheick Doukoure dhe Toni Gomes kanë qenë cak i fyerjeve raciste nga kapiteni i Ferizajt, Betim Haxhimusa.

    “Ofendime të tilla nuk kanë pasur asnjëherë vend në traditat shqiptare, as në kulturën dhe besimin tonë fetar. Çdo anëtar i klubit qëndron fuqishëm kundër çdo forme racizmi, diskriminimi apo gjuhe urrejtjeje në sport dhe në shoqëri. Futbolli është lojë e respektit, barazisë dhe bashkimit, dhe çdo veprim që cenon këto vlera është i papranueshëm. Ne do ta adresojmë rastin pranë FFK-së dhe presim që organet kompetente të shqiptojnë masat më të ashpra për këto sjellje të shëmtuara. KF Prishtina e Re qëndron plotësisht në mbështetje të lojtarëve tanë dhe të çdo sportisti që përballet me situata të tilla. Racizmi nuk ka vend në futboll”, shkruan në komunikatën e Prishtinës së Re.

    Prishtina e Re fitoi 1:0 ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.