Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina fiton bindshëm ndeshjen e mbetur ndaj Bashkimit
    Ballina-2

    Prishtina fiton bindshëm ndeshjen e mbetur ndaj Bashkimit

    30/03/2023 21:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sigal Prishtina është rikthyer në pozitën e parë në Superligën e Kosovës, pasi e mposhti Bashkimin në ndeshjen e mbetur të xhiros së 26-të. Dueli i luajtur në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ku Bashkimi ishte vendas, përfundoi me fitoren e thellë të Prishtinës 101:66.

    Me këtë triumf, Prishtina kthehet në vendin e parë në tabelë me 48 pikë kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të pjesës së rregullt të sezonit. Basketbollistët prishtinas ishin dukshëm më të mirë dhe më efikas se ata të Bashkimit, të cilët për asnjë moment nuk rrezikuan fitoren e kryeqytetasve.

    Prishtina dominoi prej fillimit deri në fund të ndeshjes, duke i fituar të gjithë çerekët dhe në të shumtën e kohës kishte epërsi mbi 3) pikë, me të cilën edhe e fitoi takimin. Derrick Wilson me 17 pikë e 9 kërcime, i ndjekur nga Dardan Berisha (15) e Lejson Zeqiri (13), ishin më të dalluarit te Prishtina.

    Në anën tjetër, te Bashkimi, Daniel Lekndrejaj ishte më efikasi me 15 pikë e 12 kërcime. 15 pikë pati edhe Altin Morina, ndërsa 11 pikë Samardo Samuels, por që nuk arritën ta evitojnë humbjen e thellë. Në xhiron e fundit, para garave të plejofit që luhet këtë vikend, Bashkimi është mysafir i Golden Eagle Yllit, ndërsa Prishtina luan në udhëtim te Ponte Prizreni.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.