Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina fiton derbin ndaj Dritës
    Ballina-1

    Prishtina fiton derbin ndaj Dritës

    27/11/2023 16:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 15-të të elitës së futbollit kosovar.

    Të hënën, në ndeshjen që u desh të luhej në fundjavë por që u shty për shkak të të reshurave të borës, Prishtina mposhti Dritën me rezultatin 1:0. Ky ballafaqim fillimisht ishte caktuar të luhej në “Kampin Nacional” të FFK-së në Hajvali, ndërsa të hënën u zhvendos në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

    Ishte fitorja e parë e kryeqytetasve pas tri ndeshjeve, pas ecurisë prej një disfate e dy barazimeve.

    Ndërkohë, Drita e pësoi disfatën e tretë të edicionit. Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Jalen Blesa, në minutën e 74-t. Blesa ishte i saktë nga penalltia.

    Prishtina që drejtohet nga trajneri Emmanuel Egbo tani ka 21 pikë në 15 ndeshje të luajtura, katër më pak se Drita që mbetet në pozitën e tretë, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

    Lider është Ballkani me 35 pikë në 13 ndeshje. Llapi është i dyti me 28 pikë, pas 15 ballafaqimeve të luajtura.

    Në fundjavë, Prishtina luan në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Drita e pret Feronikelin 74.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.