Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina fiton ndaj Fushë Kosovës dhe vazhdon serinë pa disfatë
    Ballina-2

    Prishtina fiton ndaj Fushë Kosovës dhe vazhdon serinë pa disfatë

    09/12/2023 16:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prishtina ka fituar përballë Fushë Kosovës të shtunën në kuadër të xhiros së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.

    Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina fitoi me rezultatin 1:0 dhe e vazhdoi serinë pa humbje në gjashtë ndeshje në të gjitha garat. Ka tri barazime e tri fitore.

    Për skuadrën që drejtohet nga trajneri Emmanuel Egbo, golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi kapiteni Mërgim Pefqeli.

    Pefqeli në minutën e 32-të realizoi me gjuajtje të fuqishme e të saktë. Fushë Kosova në minutën e 74-t fitoi penallti. Megjithatë, nga 11-të metra gaboi sulmuesi Urim Statovci në mintuën e 76-të, duke e qëlluar transversalen.

    Prishtina pas 17 ndeshjeve mbetet në vendin e pestë me 25 pikë.

    Fushë Kosova, që pësoi disfatën e pestë të njëpasnjëshme në të gjitha garat, mbetet në pozitën e fundit me 10 pikë në 17 ndeshje të luajtura. Në xhiron e 18-të, Prishtina udhëton te Ballkani, ndërsa Fushë Kosova e pret Feronikelin 74.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.