Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina fiton në udhëtimin te Drenica
    Ballina-1

    Prishtina fiton në udhëtimin te Drenica

    18/03/2023 16:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prishtina ka marrë pikët e plota në Drenicës, pas tri ndeshjeve pa fitore në Superligën e Kosovës në futboll.

    Prishtina të shtunën fitoi ndaj Drenicës me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së 26-të.

    Golin e fitores e shënoi qendërmbrojtësi Bujar Pllana në minutën e 33-të.

    Portieri i Prishtinës, Ardit Nuka, u përjashtua me të kuq në minutën e pestë të kohës shtesë, por Drenica nuk shfrytëzoi mundësinë të realizonte nga gjuajtja e lirë, ani pse në portë ishte futbollisti Mërgim Pefqeli. Pefqeli e zëvendësoi Nikën pasi ishin kryer të gjitha zëvendësimet nga “bardhekaltrit”.

    Ishte edhe fitorja e parë e Debatik Currit në krye të Prishtinës.

    Curri e drejtoi Prishtinën edhe në Kupën e Kosovës dhe u kualifikua në gjysmëfinale pasi e eliminoi Ballkanin.

    Për Drenicën ishte humbja e shtatë në tetë ndeshje të zhvilluara në vitin 2023 në Superligën e Kosovës.

    Prishtina tani shkon në kuotën e 35 pikëve pas 26 ndeshjeve.

    Drenica e fundit në tabelë mbetet me 23 pikë.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.