Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina kompleton gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll
    Ballina-2

    Prishtina kompleton gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll

    14/02/2024 23:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sigal Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, në praninë e dhjetëra shikuesve, Prishtina e mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultatin 108:90. Ishte kjo ndeshja e fundit e fazës çerekfinale.

    Në gjysmëfinale, të enjten prej orës 20:00, Prishtina takohet me Bashkimin. Gjysmëfinalja e parë është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ndërsa luhet nga ora 17:00.

    Proton Cable Prizreni e fitoi çerekun e parë me rezultatin 26:17. Por kjo ishte e tëra nga kjo skuadër. Prishtina dominoi në tre çerekët tjerë për fitore me rezultat bindës.

    Kapiteni Dardan Berisha udhëhoqi Prishtinën me 27 pikë, pesë kërcime e tri asistime. Derrick Ëilson i kishte 14 pikë, tetë asistime e pesë kërcime. Henrik Shirko kontribuoi me 15 pikë e katër kërcime.

    Te Prizreni, Ty Cockfield i kishte 21 pikë e gjashtë asistime. Arti Hajdari i realizoi 23 pikë, ndërsa i kishte edhe tri kërcime. Urim Zenelaj ndeshjen e përfundoi me 13 pikë e tetë kërcime, por ka munguar kontributi nga lojtarët e tjerë.

    TË LIDHURA

    A e bindi Xherdani, Leon Avdullahun që të zgjedhë Kosovën?

    26/08/2025 18:23

    FOTO | Zhegrova konfirmon pajisjen me pasaportë shqiptare, publikon bisedën me kryeministrin Rama: Krenar që…

    26/08/2025 18:01

    Shkoi në dasmën e motrës, Daliq e largon futbollistin nga lista e të ftuarve

    26/08/2025 15:05

    “Vendimi nuk ishte kundër Zvicrës, por për Kosovën”, flet agjenti i Leon Avdullahut

    26/08/2025 13:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.