Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina mbetet pa kryetar, largohet Burim Maraj
    Ballina-1

    Prishtina mbetet pa kryetar, largohet Burim Maraj

    14/11/2022 16:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sigal Prishtina ka mbetur pa kryetar.

    Në fakt, presidenti i deritashëm, Burim Maraj ka vendosur të largohet nga klubi dhe këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Ai ka thënë se ishte privilegj për të që ta drejtonte klubin më të madh kosovar, ndërsa dorëheqjen e ka arsyetuar me angazhimet e reja që i ka.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e presidentit të deritashëm, Burim Maraj.

    “Prishtinë ishte nder! Pas pothuajse 2 viteve në krye të Klubit më të mirë në botë, e për afro 3 dekadave si lojtar dhe anëtar i tij, duke tejkaluar shumë sfida dhe përjetuar shumë kënaqësi, për arsye personale që lidhen me angazhimet e mia të reja, sot kërkova nga bordi i klubit të më liroj nga pozita e kryetarit. Me kompletimin e skuadrës edhe me dy super lojtar, jam i sigurt në suksesin e kësaj skuadre për këto dy vitet e ardhshme. Ishte vërtetë privilegj të udhëheqë ‘Shtëpinë e Kampionëve’. I lumtur që Klubin po e lë në gjendje dhe pozitë shumë më të mirë se që e kam gjetur, Ju falenderoj gjithëve për kontributin, mbështetjen dhe besimin. Skuadrës faleminderit për triumfin në ndeshjen e fundit si kryetar i klubit. SUKSESE TË MËTUTJESHME KLUBI IM I ZEMRËS – SIGAL PRISHTINA”, ka shkruar ai.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.