Prishtina e ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës.
Prishtina të martën pasdite në stadiumin “Bajram Aliu” e mposhti Drenicën me rezultatin bindës 4:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë.
Kastriot Selmani e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e pestë.
Drenica i barazoi shifrat në minutën e 40-të me golin që e realizoi Shkëlzen Lushtaku.
Prishtina kaloi sërish në epërsi 2:1 në minutën e 51-të. Autor i golit ishte Diar Halili.
Gjashtë minuta më pas, Assane Diatta, e realizoi golin e tretë nga penalltia.
Goli i fundit u shënua nga Ardian Hasani në minutën e 86-të.
Prishtina ka 12 pikë, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Për Drenicën është disfata e dytë, krahas tri barazimeve. Numëron tri pikë.
