Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina mposht Trepçën, avancon në serinë gjysmëfinale
    Ballina-2

    Prishtina mposht Trepçën, avancon në serinë gjysmëfinale

    13/04/2023 22:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sigal Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit ndaj Trepçës për të avancuar 1:0 në këtë seri. Në duelin e parë të luajtur të enjten mbrëma në kryeqytet, Prishtina triumfoi me shifrat 82:70.

    Pas kësaj fitoreje, seria bartet në Mitrovicë, ku Trepça do të jetë vendase në duelin e dytë që zhvillohet të dielën. Skuadra që realizon tri fitore, do të avancojë në finalen e këtij sezoni.

    Ndeshja e parë ishte e fortë dhe e luftuar, ndonëse Prishtina e siguroi fitoren falë efikasitetit që e pati në çerekun e fundit për ta krijuar epërsinë që ia garantoi fitoren. Këtë çerek, Prishtina e fitoi me shifrat 24:13.

    Prishtina e nisi më mirë ndeshjen dhe dhjetë minutat e para i mbylli me epërsi prej dy pikëve (20:18). Trepça u kundërpërgjigj në periudhën e dytë për të shkuar në pushim me rezultatin 44:37 në favor të vetin. Megjithatë, vendasit nuk lejuan Trepçën t’ia marrë përparësinë e terrenit, pasi çerekun e tretë e fitoi me tetë pikë epërsi dhe në të fundit u fut me rezultatin 58:57 për ta fituar përballjen e parë të kësaj serie gjysmëfinale.

    Dustin Thomas e Dardan Berisha kanë udhëhequr Prishtinën drejt fitores me nga 20 pikë të shënuara secili, ndërsa me lojë të mirë u veçua edhe Derrick Wilson që pati 16 pikë.

    Te Trepça, Erjon Kastrati u dallua me 16 pikë të shënuara.

    TË LIDHURA

    Amir nuk je i thirrur për këshilla, puna jote është fusha, duaje Kosovën, duaj Dardanët dhe gazetarët ashtu siç të duan ata ty, ndryshe mund ta përmendim Maqedoninë

    24/06/2025 14:00

    Atletico eliminohet në fazën e grupeve të Kupës së Botës, PSG dhe Botafogo avancojnë tutje

    23/06/2025 23:06

    Trajneri konfirmon qëndrimin e Dellovës tek CSKA Sofja

    23/06/2025 22:46

    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

    23/06/2025 20:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.