Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina nuk dorëzohet, thotë se ndeshja me Lirinë zhvillohet në “Fadil Vokrri”
    Ballina-2

    Prishtina nuk dorëzohet, thotë se ndeshja me Lirinë zhvillohet në “Fadil Vokrri”

    16/09/2023 18:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ka pasur reagime nga skuadra e Prishtinës dhe e Federatës së Futbollit të Kosovës, se ku do të zhvillohet ndeshja e xhiros së pestë e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Lirisë.

    Prishtina të premten gjatë ditës njoftoi për rikthimin në shtëpinë e vet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen ndaj Lirisë.

    Skuadra “bardhekaltër” ende nuk ka zhvilluar ndeshje në shtëpinë e vet këtë edicion.

    Takimet i ka luajtur në “Kampin Nacional të FFK-së” në Hajvali.

    Por pas njoftimit të parë të Prishtinës, të premten pasdite kishte reaguar edhe FFK-ja.

    Reagimi i Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë, kishte shkruar se ndeshja mes Prishtinës dhe Lirisë nuk mund të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, “ngase menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, FFK-ja ka filluar me procesin e riparimit të fushës”.

    Por një ditë para ndeshjes me Lirinë që zhvillohet të dielën në orën 15:00, Prishtina ka dalë me një tjetër reagim në faqen zyrtare.

    “Ndeshja FC Prishtina – KF Liria zhvillohet të dielën nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Hajde edhe ti. Biletat e ndeshjes dalin në shitje të dielën (ditën e ndeshjes) nga ora 11:00 rreth stadiumit ‘Fadil Vokrri’”, ka shkruar Prishtina të shtunën në Facebook.

    Të shtunën rreth kësaj çështjeje nuk ka pasur reagim nga FFK-ja deri në orët e pasditës.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.