Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina prezanton një tjetër përorcim
    Ballina-1

    Prishtina prezanton një tjetër përorcim

    23/06/2023 12:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi i krahut, Ermal Veliqi, është futbollisti më i ri që ka nënshkruar me FC Prishtinën.

    Veliqi vjen në kryeqytet nga skuadra e KF Drenicës nga Skenderaj.

    Futbollisti 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Prishtinën ndërkohë që është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv, Driton Krasniqi.

    Prishtina është përvoja e parë e Veliqit jashtë FC Drenicës, skuadër në të cilën është zhvilluar si futbollist duke luajtur në të gjitha grupmoshat.

    Ermali tash e katër vite është pjesë e skuadrës së parë të Drenicës, kurse edicionin e fundit në Superligën e Kosovës i ka realizuar edhe dy gola dhe e ka bërë një asistim.

    Ai shprehet i lumtur që i është bashkuar Prishtinës.

    “Prishtina është klub i madh dhe me shumë traditë. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të luaj për Prishtinën. Në këtë afat kalimtar kam pasur edhe shumë oferta të tjera, por atë të Prishtinës nuk mund ta refuzoja. Besoj se te Prishtina do të kaloj shumë mirë, ambienti duket pozitiv. Synimet me Prishtinën  janë që të fitojmë trofe”, ka thënë Veliqi për faqen zyrtare të të klubit. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.