Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina prezanton përforcimin e ri
    Ballina-1

    Prishtina prezanton përforcimin e ri

    02/02/2023 18:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Muhamed Dubova është futbollisti i radhës që i është bashkuar edhe zyrtarisht skuadrës së Prishtinës.

    Mesfushori-sulmues 21-vjeçar vjen te FC Prishtina nga skuadra sllovake Dubnica ku ka luajtur për një vit.

    Dubova me skuadrën bardhekaltër e ka kryer komplet fazën përgatitore dhe është plotësisht gati për ta dhënë më të mirën e tij për fanellën “bardhekaltër”.

    Para përvojës sllovake, ai ka luajtur në Kosovë me skuadrën e SC Gjilanit.

    Pas nënshkrimit të kontratës me Prishtinën, e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

    🗣𝑷𝒓𝒆𝒎𝒕𝒐𝒏 𝒎𝒂𝒌𝒔𝒊𝒎𝒖𝒎𝒊𝒏 – Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që iu bashkova klubit më të madh në Kosovë. Do ta jap më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të fitojë më pas minuta edhe në ndeshje. Premtoj përkushtim maksimal te FC Prishtina.

    🗣𝑵𝒅𝒆𝒓 𝒅𝒉𝒆 𝒌𝒓𝒆𝒏𝒂𝒓𝒊 – Për mua është nder dhe krenari që të jem pjesë e Prishtinës. Ky është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe me histori të madhe dhe për çdo futbollist, bartja e kësaj fanelle është ndjenjë e pa përshkruar.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.