Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtina zgjidhet “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024
    Ballina-1

    Prishtina zgjidhet “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024

    07/12/2023 18:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Prishtina është zgjedhur “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel

    Sipas Ramës, kjo do ta bëjë Prishtinën destinacion dhe qendër të shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjithë vitin 2024.

    “Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin fantastik se Prishtina është shpallë Qytet Evropian i Sportit për vitin 2024! Ky titull është dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që përqafon jetën e shëndetshme, gjithëpërfshirjen dhe mikpritjen. Na pret një vit i mbushur me ngjarje sportive, angazhim të komunitetit dhe investime në infrastrukturën sportive”, ka thënë Rama.

    Bashkë me Kryetarin ishin te pranishëm edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe skitaren e parë nga Kosova që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.