Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prishtinasit në formë të lartë, mundin edhe Bashkimin
    Ballina-2

    Prishtinasit në formë të lartë, mundin edhe Bashkimin

    21/01/2023 21:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sigal Prishtina e ka vazhduar serinë pozitive në elitën e basketbollit të Kosovës.

    Kryeqytetasit të shtunën në Pallatin e Sporteve në Prishtinë fituan edhe ndaj prizrenasve të Bashkimit me rezultatin 86:68.

    Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Për “bardhekaltrit” ishte fitorja e dhjetë rresht.

    Bashkimit nga ana tjetër iu ndal seria e katër fitoreve të njëpasnjëshme.

    Pas 19 ndeshjeve të luajtura, Prishtina ka 14 fitore e pesë disfata, me 33 pikë gjithsej.

    Bashkimi mbetet me 27 pikë, me tetë fitore e 11 humbje.

    Periudha e parë e ndeshjes ishte më e barabartë dhe u fitua nga vendësit 16:11, ndërsa dallimin Prishtina e bëri në çerekun e tretë, kur edhe u shkëput në 12 pikë.

    Më pas e ruajti epërsinë dhe nuk lejoi befasi për të fituar në fund, 86:68.

    Dardan Berisha ishte basketbollisti më në formë në parket.

    Ai u dallua te Prishtina me 29 pikë të shënuara, gjashtë kërcime, e shtatë asistime.

    Kontribut të madh në fitore dha edhe Dustin Thomas që pati statistika prej 17 pikëve, pesë kërcimeve e dy asistimeve.

    Te prizrenasit lojë shumë të mirë pati Curtis Jones që shënoi 24 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime, ndërsa Dajuan Graf realizoi 11 pikë. Ai pati edhe gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

    Për trajnerin e kryeqytetasve, Ahmet Kandemir, ishte fitorja e katërt rresht qëkur u zyrtarizua si trajner i ri i Prishtinës.

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.