Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pritet atmosferë e zjarrtë në ndeshjen Ballkani – Bate Borisov
    Ballina-1

    Pritet atmosferë e zjarrtë në ndeshjen Ballkani – Bate Borisov

    23/08/2023 16:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se shitja e biletave për ndeshjen e nesërme ndaj Bate Borisovit po shkon me ritëm të kënaqshëm dhe se atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë shumë e mirë, shkruan GazetaSport.info.

    Kampioni i Kosovës ndeshet me kampionët e Bjellorusisë në kuadër të “Play-Off”it në Conference League dhe fituesi do të kualifikohet në fazën e Grupëve që do të ishte një tjetër sukses i madh për Ballkanin nëse ndodh.

    Kjo ka bërë që interesimi për ta ndjekr këtë ndeshje nga afër e cila nis nga ora 20:45 të jetë shumë i madh.

    Ballkani ka bërë thirrje tifozëve që të vazhdojnë blerjen e biletës.

    Postimi i plotë i KF Ballkanit:

    Orët dhe minutat po kalojnë, jemi vetëm një ditë para finales së madhe!

    Në mënyrë që askush mos të mbetet pa biletë, i kemi vënë në dispozicionin tuaj edhe biletat e shtypura, të cilat mund t’i siguroni te zyra e klubit, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

    Ndeshja Ballkani vs Bate Borisov, është dueli më i rëndësishëm kualifikues në UEFA Conference League.

    Bashkë kemi arritur deri këtu, bashkë do të japim gjithçka nga vetja, që ta bëjmë më të mirën e mundshme edhe në Play Off, nga fusha e nga tribinat.

    Poashtu, edhe shitja online e biletave, vazhdon!. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Ardian Ismajli kompleton kalimin te Torino

    08/07/2025 21:33

    Drita publikon formacionin

    08/07/2025 19:22

    Florent Muslija në radarin e klubit polak

    08/07/2025 18:49

    Altin Lala: Milot Rashica vazhdon me Beshiktashin

    08/07/2025 18:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.