Futboll ndërkombëtar

Pritje madhështore për Gvardiolin në Dalmaci, ai erdhi në festë me një Fiat të vjetër. Për të u pjek një ka 400 KG

Pritje madhështore për Gvardiolin në Dalmaci, ai erdhi në festë me një Fiat të vjetër. Për të u pjek një ka 400 KG

Sensacioni i Botërorit, kroati Joshko Gvardiol u prit sot në Novigrad, vendlindja e babait të tij. Për nder të stolisjes së kombëtares kroate me medalje të bronztë në Katar, vendasit organizuan një festë të madhe, si dhe pjek një ka më shumë se 400 kilogramësh, transmeton Gazeta Sport. Është interesant fakti se Gvardiol, i cili

Besnik Batusha

Sensacioni i Botërorit, kroati Joshko Gvardiol u prit sot në Novigrad, vendlindja e babait të tij. Për nder të stolisjes së kombëtares kroate me medalje të bronztë në Katar, vendasit organizuan një festë të madhe, si dhe pjek një ka më shumë se 400 kilogramësh, transmeton Gazeta Sport.

Është interesant fakti se Gvardiol, i cili ka fituar miliona në karrierën e tij deri tani dhe ka një kontratë miliona dollarëshe me RB Leipzig, erdhi në pritje me një model të vjetër Fiat.

Kujtojmë se babai i tij Tihomir ka lindur në Novigrad, i cili u bë i famshëm për shitjen e peshkut në Dolac të Zagrebit dhe në ditët kur Kroacia luante në Botëror, dhe gjyshi i tij Zvone dhe gjyshja Milka ende jetojnë atje. Festimi organizohet nga klubi lokal i futbollit NOSHK. /Gazeta Sport/

DalmaciJoshko GvardiolKroacia

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions