Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Problemi më i madh i Shqipërisë është porta, portierët e Kombëtares numërojnë vetëm 180 minuta në fushë
    Ballina-2

    Problemi më i madh i Shqipërisë është porta, portierët e Kombëtares numërojnë vetëm 180 minuta në fushë

    10/02/2023 18:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Shqipërisë, braziliani Silvinho do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij. Braziliani ka misionin e madh për të kualifikuar Shqipërinë në Euro 2024.

    E nëse klubet dhe kampionatet në të cilat luajnë lojtarët shqiptarë japin shpresë për një epokë të rëndësishme për Kombëtaren, një problem i madh duket në horizont për Silvinhon.

    Kur na ndan edhe afërsisht një muaj nga ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë, ajo kundër Polonisë, porta e Kombëtares ktheher në një çështje. Berisha dhe Strakosha kanë kaluar sezonin në stol, teksa të dy në tërësi numërojnë vetëm 180 minuta lojë. Berisha nuk ka qenë për asnjë moment pjesë e planeve të Juriçit te Torino këtë sezon, duke mos u aktivizuar për asnjë takim me skuadrën. Një situatë që duket se nuk do të ndryshojë, pasi sipas raportimeve të mediave italiane, mes trajnerit dhe portierit shqiptar ka pasur një konflikt së fundmi.

    Më e shpresëdhënëse nuk duket as situata e Strakoshës. Ky i fundit ka luajtur vetëm 180 minuta me Brentfordin, ku të dyja kanë qenë të vlefshme për kompeticionet e kupës angleze. Madje paraqitjet e tij nuk kanë kaluar as pa kritika. Ndërkohë, e vetmja zgjidhje vjen nga Seria B, ku Elhan Kastrati po luan titullar vazhdimisht me Çitadelën.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.