Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Projekti i stagnuar në Zhur për ndërtimin e stadiumit, Ademi kërkon t’i jap zgjidhje sa më të shpejtë
    Ballina-2

    Projekti i stagnuar në Zhur për ndërtimin e stadiumit, Ademi kërkon t’i jap zgjidhje sa më të shpejtë

    04/03/2023 17:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjatë ditës së sotme presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar Zhurin aty ku është duke u punuar në ndërtimin e stadiumit, projekt ky që prej kohësh ka stagnuar, shkruan Demokracia.com.

    “Në Zhur, vizituam hapësirën ku është paraparë ndërtimi i stadiumit, projekt i cili ka stagnuar. E bëmë një vlerësim të situatës aktuale, ku FFK do të bashkëpunojë me Komunën e Prizrenit për të siguruar finalizimin e këtij projekti”, ka shkruar ndër të tjera Ademi në Facebook.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Gjatë ditës së sotme qëndrova në Zhur dhe në Dragash, bashkë me anëtarin e KE të FFK-së nga Lidhja Rajonale e Prizrenit, Mirsad Çollaku.

    Në Zhur, vizituam hapësirën ku është paraparë ndërtimi i stadiumit, projekt i cili ka stagnuar. E bëmë një vlerësim të situatës aktuale, ku FFK do të bashkëpunojë me Komunën e Prizrenit për të siguruar finalizimin e këtij projekti.

    Qëllimi ynë është që të ofrojmë infrastrukturë të mirëfilltë për komunitetin sportivë dhe besoj se duke bashkëpunuar me autoritetet lokale, mund të arrijmë atë që është e nevojshme për të siguruar një stadium modern dhe funksional.

    Ndërkaq në Dragash, u takuam me kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini dhe drejtuesit e klubit Opoja. Në këtë takim, diskutuam për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës sportive në komunë, veçanërisht rregullimin e stadiumit, që klubeve dhe shkollave të futbollit në zonën e Dragashit t’u mundësojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

    Po ashtu, me kryetarin Xheladini u dakorduam që së shpejti  të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit, me synimin për të ndihmuar në ngritjen e infrastrukturës së futbollit në këtë pjesë të vendit. Kësisoj, besojmë se do të krijojmë një ambient të përshtatshëm në zhvillimin e talenteve dhe rritjen e futbollit në këtë zonë. 

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.