Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi
    Ballina-1

    Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi

    08/11/2023 16:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prokuroria Themelore e Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi i dyshuar për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit.

    Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

    Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penale Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë  nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale të “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

    Mirëpo, prokurori i rastit Ali Hajdini ka nxjerre aktvendim për hedhje të këtij kallëzimi penale me arsyetimin se pas analizimit të natyrës, rrethanave të rastit dhe karakterit të veprës penale çështja duhet të zgjidhet përmes pezullimit të përkohshëm të procedurës.

    “Prokurori ka shqyrtuat dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke  pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryersve dhe zotimin e të dyshuarve se di t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit

    Sipas këtij aktvendim të dyshuar për shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimi ishin edhe këta persona me këto iniciale M.C,  A.D, I.A, dhe A.N.

    TË LIDHURA

    Ballkani nuk lejon befasi, bën hapin e madh drejt raundit tjetër

    22/07/2025 22:34

    Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen

    22/07/2025 21:06

    “Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’” | Reagon për herë të parë bashkëshortja e Diogo Jotës që pas vdekjes së tij, ndan fotot prekëse nga dasma e tyre

    22/07/2025 18:33

    E kryer, Gyokeres tek Arsenali

    22/07/2025 16:04
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.