Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Promovohet libri i Azem Brovinës “Liga e Kosovës 1945-1990” 
    Ballina-2

    Promovohet libri i Azem Brovinës “Liga e Kosovës 1945-1990” 

    25/09/2024 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gazetari dhe komentatori i njohur kosovar, Azem Brovina, ka promovuar librin e tij të tretë për futbollin e Kosovës, të titulluar “Liga e Kosovës 1945-1990”. Ceremonia e promovimit u mbajt sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ky libër, i cili është botuar nga shtëpia botuese “Orfeu”, u mbështet edhe nga FFK dhe përmban të gjitha rezultatet dhe tabelat e rëndësishme për historikun e futbollit të Kosovës në këtë periudhë.

    Në këtë promovim morën pjesë emra të njohur të futbollit kosovar, drejtues të FFK-së dhe gazetarë. Gjatë fjalimit të tij, autori Brovina theksoi rëndësinë e dokumentimit të saktë të historisë së futbollit kosovar, duke shtuar se ky libër është një kontribut i vlefshëm për të kuptuar më mirë sukseset dhe zhvillimet e këtij sporti në Kosovë. Ai vuri në dukje se vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, kanë pasur një histori të lavdishme të futbollit pas Luftës së Dytë Botërore e deri në prishjen e ish-federatës.

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi vlerësoi lart punën dhe trashëgiminë e Azem Brovinës, duke e cilësuar si një inspirim për brezat e rinj. Ademi theksoi se Brovina, me zërin e tij emblematik, ka qenë një figurë kyçe e transmetimeve sportive dhe se libri i tij i fundit përfaqëson një burim të rëndësishëm të të dhënave historike për futbollin kosovar.
    Kjo vepër është e treta në radhë për Azem Brovinën, pas dy librave të tij të mëparshëm për futbollin e Kosovës; “1282 transmetime dhe komentime në RTP & RTK: fakte, shpjegime, kujtime”, si dhe monografinë “Futbolli i Kosovës 1919-2019”.


    Në librin “Liga e Kosovës 1945-1990”, autori përshkruan fillimet e organizimit të futbollit në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Futbolli ka filluar të luhet në Kosovë që në vitet 1920, dhe më vonë formohen shoqata të ndryshme sportive dhe ekipe të cilat përfaqësojnë qytete të ndryshme. Një prej personazheve të këtij libri është Faik Dushi, i cili solli topin e parë të futbollit në qytetin e Gjakovës në vitin 1924, pasi ishte kthyer nga studimet në Francë. Ai kontribuoi gjithashtu në formimin e ekipeve të para në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.


    Azem Brovina ka lindur më 16 nëntor 1946 në Gjakovë. Ka përfunduar studimet në Degën e Gjeografisë në Fakultetin Filozofik në vitin 1970. Ka punuar si gazetar sportiv dhe komentator në Radio Prishtinë që nga gushti i vitit 1970, e më pas në Radio Kosova deri në vitin 2013, duke transmetuar dhe komentuar 1282 ndeshje. Gjithashtu ka transmetuar 158 duele të ndryshme në RTK.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.