Futboll ndërkombëtar

Pronari i Chelsea, Todd Boehly jep dorëheqje nga roli i drejtorit sportiv

Pronari i Chelsea, Todd Boehly jep dorëheqje nga roli i drejtorit sportiv

Bashkëpronari i Chelsea, Todd Boehly ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si drejtor sportiv i përkohshëm, një rol që ai e mori që nga qershori i vitit 2022 Boehly është caktuar në këtë pozitë pasi ishte larguar një ndër fytyrat më kyçe deri atëherë, Marina Ganovskaia dhe Petr Cech u largua nga klubi pas

Besnik Batusha

Bashkëpronari i Chelsea, Todd Boehly ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si drejtor sportiv i përkohshëm, një rol që ai e mori që nga qershori i vitit 2022

Boehly është caktuar në këtë pozitë pasi ishte larguar një ndër fytyrat më kyçe deri atëherë, Marina Ganovskaia dhe Petr Cech u largua nga klubi pas një kohe të shkurtër. Përfshirë blerjet e fundit në janar, amerikani deri me tani ka shpenzuar 350 milionë funte në blerje të futbollistëve, por sipas asaj që raporton Telegraph që Boehly tani ka vendosur që të dorëheqet nga strategjia e transferove të Chelsea, duke caktuar për këtë pozitë Christopher Vivell dhe Paul Winstanley.

Boehly ka punësuar Vivell, që më parë ka punuar në RB Leipzig si drejtor i ri teknik i klubit në dhjetor, duke plotësuar pozitën e lënë nga Cech në verë. Winstanley ishte lajmëruar se ishte drejtor për zbulim të talenteve global dhe transfere në nëntor dhe mendohet që çifti do të udhëheqin tani biznesin e Bluve gjatë merkatos së janarit dhe merkatove të tjera.

Derisa Boehly do t’i përkrah ata dhe pritet që të jenë prapë në një transfer të zënë gjatë janar, me njërën nga lëvizjet e fundit që është ajo në mes të transferit të sulmuesit të Joao Felixit të Atletico Madrid.

ChelseaTodd Boehly

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions