Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Propaganda me bastet, iku edhe një vit me miliona euro në të zezë
    Ballina-2

    Propaganda me bastet, iku edhe një vit me miliona euro në të zezë

    01/12/2023 11:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    U bënë pothuajse 8 muaj që flitet se do të kthehen bastet. Nën moton “për të ndihmuar sportin” dhe duke pranuar dështimin spektakolar që ato nuk u mbyllën kurrë, qeveria nisi të artikulonte që nga muaji mars rikthimin e basteve në mënyrë të ligjshme.

    Këtë herë të formalizuara dhe me një skemë që mund të minimizojë dëmet për të miturit, për kryefamiljarët etj, etj. Mirëpo deri tani ka qenë thjesht propagandë e pastër. Sot jemi më 1 dhjetor 2023 dhe askush nuk e di nëse do të kthehen vërtetë bastet? Kur do të miratohet ligji? Kush i merr licencat për to? Cili është dëmi ekonomik që u shkaktua nga mbyllja e tyre “de jure” më 1 janar 2019 dhe si do të procedohet në të ardhmen? E vetmja gjë që dihet është që u përdor sporti për të artikuluar në publik rikthimin e basteve.

    Dhe “ndihma për sportin nga kompanitë e basteve” mund të tingëllojë çuditshëm, por gjithsesi e bën punën… Sepse “nga fundi i marrëzisë” që ishte një kalë beteje në fushatë elektorale, por që solli miliona euro më pak në arkat e shtetit, tek “ndihma për sportin”, duket si një amortizator i mirë për ata që i tundin para fytyrës qeverisë dështimin se gjithsesi bastet operojnë në të zezë…

    HUMBIN MILIONA EURO Presidenti i KOKSH-it nuk ishte i vetmi që ka pranuar publikisht se bastet nuk janë mbyllur kurrë, ato thjesht prej vitesh operojnë në të zezë. Ai tha një të vërtetë në fakt, që e ka pohuar edhe kryeministri Edi Rama disa muaj më parë. Rrjedhimisht kjo do të thotë se qeveria e di që bastet operojnë në të zezë, shmangin miliona euro taksa, por ama nuk i legalizon ato. Dhe kur sheh një mazhorancë me këto numra që ka sot në parlament, atëherë pyetja është: Çfarë i pengon këta që ta miratojnë legalizimin e basteve? Ose nëse nuk duan t’i legalizojnë, atëherë le të nisin një strategji tjetër për t’i mbyllur realisht ato. Kush përfiton në këtë situatë, qeveria, qytetarët, institucioni i tatimeve? Jo, asnjë prej tyre. Përfitojnë vetëm ata që i kontrollojnë bastet në të zezë, sepse fitojnë miliona euro, shmangin taksa dhe natyrisht e nxjerrin qeverinë zbuluar. Ndërkohë publikut i shiten lajme për arrestimin e ndonjë gjynahqari që luan loto, por ende nuk e di se ato nuk janë zyrtarizuar, ndonëse ka 9 muaj që e dëgjon këtë refren…

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.