Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Protesta e Danimarkës, lojtarët mbeten pa seks në Katar
    Futboll ndërkombëtar

    Protesta e Danimarkës, lojtarët mbeten pa seks në Katar

    05/10/2022 15:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistët danezë nuk do të kenë me vete familjarët dhe bashkëshortet në Botërorin e Katar. Një zgjedhje kjo e ndërmarë në të njëjtën linjë me pozicionimin që ka marrë prej kohësh Federata Daneze në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut në vendin që do të organizojë turneun. “Nuk duam të kontribuojmë në rritjen e përfitimeve të Katarit dhe për këtë arsye kemi reduktuar sa më shumë të jetë e mundur numrin e personave që do të jenë në këtë udhëtim”, bënë të ditur nga Federata për të përditshmen “Ekstra Bladet”.

    Në ditët e shkuara, Hummel, sponsori teknik i kombëtares daneze, prezantoi fanellat që lojtarët do të veshin në Botëror. Në njërën prej tyre me qëllim janë zbehur simboli dhe logot, pasi, siç u shpjegua, “danezët nuk duan që të jenë të dukshme në një turne që u ka kushtuar jetën mijëra personave”, ndërkohë që fanella e tretë do të jetë e gjitha e zezë, në shenjë zie për të gjithë punëtorët që kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

    10/03/2026 12:53

    Kur dardanët shkëlqejnë në klubet e tyre, drita e tyre do të ndriçojë edhe fanellën e Kosovës në Sllovaki

    09/03/2026 11:38

    Rashkaj: Kosova ka nivel për ta mposhtur Sllovakinë

    05/03/2026 19:55

    Llapi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    05/03/2026 16:56
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.