Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Provokojnë rëndë tifozët e Vojvodinës: Po kthehemi në Prizren, Sarajevë e Knin 
    Ballina-2

    Provokojnë rëndë tifozët e Vojvodinës: Po kthehemi në Prizren, Sarajevë e Knin 

    30/05/2024 12:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët e Vojvodinës  ngritën një slogan të turpshëm në të cilin bënë kërcënime dhe referenca për vitet  1990. Ata kërcënuan Kosovën, Bosnjën dhe Kroacinë.

    Gjegjësisht, banorët e Novi Sadit thanë se po “kthehen” në Sarajevë, Prizren dhe Knin, e përmendën edhe Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

    Vareni rezolutën në kunj, vitin e ardhshëm do të kthehemi në Sarajevë, Prizren dhe Knin”, thuhet në moton e tifozëve

    Ata e ngritën sloganin në ndeshjen kundër Napredekut të luajtur më 25 maj.

    Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork miratoi një rezolutë me të cilën shpallet 11 korriku si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Kjo rezolutë dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet e vërtetuara, përfshirë përmes sistemeve arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme, gjithashtu me qëllim të kujtimit, parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit të gjenocidit, dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë krimet e luftës të dënuar , krimet kundër njerëzimit, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë, të gjitha shtetet janë thirrur që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.