Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Provokon babai i Djokoviqit: Ne nuk ekzistojmë pa Kosovën, Kosova është zemra e Serbisë
    Ballina-2

    Provokon babai i Djokoviqit: Ne nuk ekzistojmë pa Kosovën, Kosova është zemra e Serbisë

    30/09/2024 15:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Srdjan Djokoviq, babai i tenistit serb Novak Djokovic, ka bërë një deklaratë provokative në Sputnik, televizionin rus që transmetohet në Serbi.

    I ftuar për të folur për fëmijërinë dhe karrierën e djalit të tij si tenist, Djokoviq është lëshuar në deklarata nacionaliste, duke thënë se Kosova është zemra e Serbisë. 

    “Kosova është zemra e Serbisë, kjo nuk është një plaçkë, kjo është e vërteta sepse pa Kosovën ne jemi pluhur, një hapësirë boshe, ne thjesht nuk ekzistojmë. Ashtu si Jerusalemi është për hebrenjtë ose Meka dhe Medina për myslimanët ose Vatikani për katolikët – për ne është Kosova”, ka provokuar babai i tenistit serb që njihet edhe si nacionalist i madh.

    Madje ai i ka vënë zjarr edhe më shumë deklaratës së tij në televizionin rus, duke thënë se “Kosova nuk do të njihet kurrë si pjesë e ndarë nga Serbia”.

    TË LIDHURA

    VIDEO | Tifozi nga Shqipëria puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

    08/06/2025 16:46

    Asllani: Doja të gjuaja penalltinë

    08/06/2025 16:44

    Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit tek Italia

    08/06/2025 16:09

    Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

    08/06/2025 10:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.