Futboll ndërkombëtar

Pse futbollistët pështyjnë në fushë dhe pse i nxjerrin lëngjet pas pirjes

Pse futbollistët pështyjnë në fushë dhe pse i nxjerrin lëngjet pas pirjes

Kampionati Botëror është duke u zhvilluar me ritëm të pëlqyeshëm në Katar. Ndeshjet po shikohen nga miliarda njerëz në të gjithë globin çdo ditë, ndërsa futbollistët luajnë për trofeun e madh. Publiku ka mundur t’u kushtojë rëndësi disa tendencave që futbollistët duket se bëjnë në çdo lojë, ndër të cilat është kur ata pështyjnë në

Besnik Batusha

Kampionati Botëror është duke u zhvilluar me ritëm të pëlqyeshëm në Katar. Ndeshjet po shikohen nga miliarda njerëz në të gjithë globin çdo ditë, ndërsa futbollistët luajnë për trofeun e madh.

Publiku ka mundur t’u kushtojë rëndësi disa tendencave që futbollistët duket se bëjnë në çdo lojë, ndër të cilat është kur ata pështyjnë në fushë dhe gjithashtu i nxjerrin pijet jashtë vijës së fushës.

Në fakt, ka një arsye shumë shkencore pse veprojnë në këtë mënyrë.

Pse pështyjnë futbollistët

(Foto: The Sun)

Lojtarët duhet të pështyjnë gjatë kryerjes së ushtrimeve, pasi prodhohet sasi e tepërt e pështymës.

Për më shumë, ata shpesh i pështyjnë edhe pijet e tyre në fushë, pasi të kanë marrë një sasi të vogël lëngu nga shishja.

Kjo ndodh për shkak të një taktike të quajtur shpërlarje me karbohidrate, e cila thuhet se mund ta përmirësojë performancën.

(Foto: The Sun)

Sipas një artikulli të New York Times: “Shpërlarja me karbohidrate i referohet praktikës së gargaritjes me pije sportive për pesë deri në dhjetë sekonda gjatë ushtrimit, por më pas pështyrjes së tyre në vend të gëlltitjes”.

The European Journal of Sport Science ka publikuar një raport në vitin 2017, i cili zbuloi se shpërlarja me karbohidrate e ka rritur performancën në një sërë aktivitetesh.

Revista Running shtoi se gjatë stërvitjes: “Gargaritja me një pije të mbushur me karbohidrate është freskuese dhe ju mundëson të shmangni ndjenjën e fryrjes ose ngërçeve që mund të ndodhin në rastin e pirjes së lëngut”.

(Foto: The Sun)

Pështyrja nuk është një shkelje në futboll, kështu që nuk rrezikon ndonjë karton disiplinor.

Megjithatë, të pështysh një lojtar tjetër ose një zyrtar, ndëshkohet me karton i kuq. /Telegrafi/

futbollistëtpështyjnë

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions