Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pse në fillimet e tij, Xherdan Shaqiri kishte të qepur flamurin zviceran dhe atë të Kosovës në atletet e tij?    
    Ballina-1

    Pse në fillimet e tij, Xherdan Shaqiri kishte të qepur flamurin zviceran dhe atë të Kosovës në atletet e tij?    

    18/02/2025 10:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Flamuri i Zvicrës dhe ai i Kosovës ishte qepur në atletet e Xherdan Shaqirit kur startoi për herë të parë për Zvicrën, transmeton albinfo.ch.

    Faqja e mirënjohur “World Soccer Talk” para pak ditësh ka ndarë një foto ku tregohet shkurtimit një histori e futbollistit shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Xherdan Shaqirit.

    Historia e Xherdan Shaqirit është, me të vërtetë një nivel tjetër, shkruan WST.

    Kur luajti për Zvicrën në Kupën e Botës 2018, flamuri zviceran ishte qepur në thembrën e çizmes së majtë. Megjithatë, e drejta e tij ishte që të mbante edhe flamurin e Kosovës – gjë që tregon një histori rrënqethëse për edukatën e tij.

    “Nuk i kam të dy flamujt për shkak të politikës ose diçka të tillë. Por sepse flamujt tregojnë historinë e jetës sime”, tregoi ai atëherë. Shaqiri ishte vetëm katër vjeçar kur familja e tij u arratis nga shtëpia e tyre në Gjilan gjatë luftës së Kosovës. Ata u vendosën në fshatin zviceran Augst, afër Baselit, mbi 1.000 milje larg. Familja ime nuk ka pasur shumë”, tha Shaqiri. “Shtëpia e xhaxhait tim u dogj dhe shtëpia jonë mbeti në këmbë por gjithçka ishte vjedhur ose thyer dhe muret ishin spërkatur. Jam shumë i lumtur që gjetëm në Zvicër një vend të sigurt ku mund të jetonim jetën në paqe”, është shprehur ai.

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28

    Kosova vazhdon me fitore, “hat-trick” nga Rrahmani

    09/06/2025 20:58

    Kosova në epërsi, sërish Albion Rrahmani

    09/06/2025 20:22

    Formacioni zyrtar, starton Ron Raçi i Prishtinës. Edhe Korenica e nis nga fillimi

    09/06/2025 17:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.